Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Advertisements
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave.
Advertisements
Romeo, i cili kujtojmë se është shok jashtë me Meritonin, duket se nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij, duke iu shprehur si më poshtë:
Romeo: Një nga gjërat më të vështira që kam pasur në këtë shtëpi është shoqëria ime me ty. Ti e di që unë të dua shumë, por kam vënë re që situata e dytë kjo, që unë mërzitem më shumë te ty. Më dëgjo pse ndihem i zhgënjyer me ty… nuk më pëlqeve te dhoma që po merreshe me Rozën.