Rreth 3 vite më parë, emri i saj ishte kryefjalë e mediave rozë. Dhe shkak për këtë u bë pikërisht historia e dashurisë që Beatrix Ramosaj kishte me Donaldin. Një lidhje që u mbyll keq dhe se duket se publiku shqiptar e gjykoi shumë këngëtaren.
Advertisements
Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë. Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private. Të paktën kështu ka qenë deri javën e fundit, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në Instastory ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet.
Advertisements
Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht. Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie. Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.
Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori. Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental.
Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht. Ishte lidhja e pak më vonë ndarja me Donaldin, që e vuri këngëtaren në qendër të me diave, por jo vetëm. Megjithatë, nëse ka diçka të mirë që pasoi e gjithë zhurma, ishte pikërisht karriera e saj. Fill pas eksperiencës në “Big Brother” dhe zhgënjimit në dashuri, ajo iu rikthye muzikës. Menjëherë ajo publikoi disa këngë, që për fansat u shndërruar menjëherë në të preferuara. Megjithatë, pas disa angazhimeve, ajo u shkëput sërish, transmeton Gazeta Panorama.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, Beatrix ka zgjedhur të jetë e distancuar si nga daljet publike, ashtu edhe nga rrjetet sociale. Shpesh ajo ka folur edhe për vështirësitë që ka ndeshur në momentet pas lidhjes së saj me Donaldin. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur këngëtaren nëse është e lumtur, të cilit ka vendosur t’i përgjigjet publikisht. Në një postim, teksa ka shpërndarë mesazhin, këngëtarja e njohur ka bërë me dije se ndihet e lumtur dhe e bekuar nga jeta.
“Unë jam e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk mund të ndaloj së dashuruari jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Jam kaq e bekuar nga Zoti, nga universi dhe vetë jeta. Familja ime dhe të dashurit e mi janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Gjithmonë mirënjohëse dhe e përulur”,- u përgjigj këngëtarja. Beatrix Ramosaj ka rrëfyer për herë të parë se si e ka kaluar periudhën e vështirë që përjetoi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Këngëtarja nga Kosova, e cila krijoi një lidhje me Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme, u përball me komente të ashpra për veprimin e saj. Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale. Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.