Pas ndarjes nga Amir Rrahmani, Era Istrefi ndryshon status! Këngëtares i zbulohet sekreti, lidhja diskrete e dashurisë! Pse po e mban larg syrit të publikut

Era Istrefi ka preferuar që muajt e fundit të dedikohet vetëm tek karriera, ndonëse lajmet për jetën e saj private nuk kanë munguar. Vetëm pak kohë më parë u bë e ditur ndarja e saj nga futbollisti Amir Rrahmani.

Advertisements

449105898_767406205469638_1681148250384299919_n

Advertisements

Që prej asaj dite, asgjë nuk është folur për jetën private. Nga ana tjetër, në rrjetet e saj sociale ka publikime vetëm nga projektet muzikore. Në asnjë postim, Era nuk lë mundësinë për të hamëndësuar për një lidhje të re. Por duket se arsyeja e kësaj nuk është fakti se është beqare, sesa fakti se do ta jetojë historinë e re të dashurisë larg syve të publikut.

Spaceship drippy

Mediat kosovare kanë shkruar ditët e fundit se këngëtarja e njohur prej pak kohësh ka nisur një histori të re dashurie, me një shqiptar të diasporës. Lidhja, është tashmë një fakt për rrethin e ngushtë të çiftit, por mbetet hermetike për ndjekësit apo fansat e shumë të saj. Vetë këngëtarja nuk ka postuar asgjë edhe nga udhëtimet e shpeshta që ka pasur me partnerin, duke preferuar që të lërë gjithçka sa më diskrete.

5AM

Duket se lidhja me Amir Rrahmanin ishte e fundit që Era do të bënte publike. Me ndarjen nga futbollisti Kosovar, do të merrte fund edhe publikimi i jetës së saj private. Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi. Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur.

448881623_1157704905715196_4932658975036200923_n

Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund. Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie.

era istrefi4

Advertisements

Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund. Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë.

era istrefi5

Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit. “Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie. Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

era istrefi

Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri. Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull dhe hotel, këto ditë po pushonte edhe kapiteni Rrahmani.

era istrefi5

Ndonëse futbollisti nuk postoi asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion. Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir. Megjithatë, vetëm pak kohë më parë.

era istrefi1

Ishin vetë dy të rinjtë që vendosën që të publikojnë një foto të tyre, për të konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Nga ana tjetër, gjërat u dukën shumë serioze mes tyre, saqë edhe festat e fundvitit i gjetën së bashku, si një çift i afirmuar. Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë. Por, teksa gjërat dukeshin se po shkonin gjithnjë e më mirë, pa shumë bujë ata kanë shkëputur çdo kontakt. Pas disa përplasjeve, për shkak edhe të largësisë, si Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale. Duke njohur natyrën e tyre diskrete, vështirë se ndonjëri prej tyre do të pranojë të flasë për shkaqet që i çuan në këtë vendim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se mes tyre tashmë nuk ka mbetur më asgjë.

era istrefiera istrefi1.JPera istrefi4era istrefi3era istrefi2