Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh janë në qendër te vëmendjes. Shkak është bërë ndarja e tyre, pasi çifti arriti të fitonte dashurinë e publikut.
Advertisements
Pas disa vitesh së bashku dhe një femijë, edhe për këtë çift ka mbërritur fundi. (të paktën sipas zërave dhe ende pa asnjë konfirmim nga çifti)
Advertisements
Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës. E në fakt, nje arsye e ka pse Sara po shpenzon kaq shumë kohë në Tiranë.
Bëhet me dije se blogerja ka vendosur t’i hyjë rrugës së ekranit. Pas eksperiences së saj si aktore, tashmë Sara thuhet se po kërkon një pozicion në ekranet shqiptare si moderatore.
Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, ish-partnerja e Ledrit po mendon pjesëmarrjen në një format si moderatore. Duke qenë se Kosova është një kapitull i mbyllur për të, tentativat dhe bisedat, janë zhvendosur në Tiranë.
Megjithatë deri më tani, vështirë se mund të japim detaje nëse projektet e saj do të finalizohen për sezonin e ri në janar.