Pas ndarjes nga Stresi, ish-bashkëshortja e reperit i jep fund beqarisë?

by editor

Ndarja e reperit të njohur shqiptar, Stresi nga ish-bashkëshortja e tij Kejsi ishte ndër ngjarjet më të bujshme duke u bërë kryefjala e mediave rozë.

Advertisements

Kanë kaluar disa vite kur dyshja i dhanë fund martesës së tyre, e mesa duket përveç reperit edhe Kejsi ka vendosur që të vazhdojë jetën e saj në krahët e një mashkulli tjetër.

Advertisements

Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto të dorës së saj me një unazë, duke nxitur dyshimet se është fejuar.

Megjithëse akoma nuk dihet nëse ish-bashkëshortja e Stresit është në një lidhje dashurie dhe së shpejti do ti japë fund beqarisë apo jo.

Kujtojmë që ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

Megjithatë gjatë qëndrimit në “BBVK”, shpesh herë reperi i ka kërkuar falje asaj për trajtimin që i ka bërë gjatë kohës që kanë bashkëjetuar.

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë. Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë, Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja,” ka dhënë Stresi.

You may also like