Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Advertisements
Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.
Advertisements
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nuk zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të ngjashme; ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.
Detyrimin për sigurimin nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre.”
Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti. Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm.
Advertisements
Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:
a) shitjen e policave të sigurimit;
b) administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
c) krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
d) risigurimin e primit;
e) trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
Ky projekt-ligj, siç shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, vjen si nevojë e adresimit të ndikimit social dhe fiskal të tërmeteve, e për të siguruar fondet e nevojshme për rindërtimin e banesave, nisur nga tërmeti shkatërrues I 2019, që preku 200.000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.