Kastriot Gjingecaj është efektivi i policisë i cili u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) pasi në bashkëpunim me të birin, 24-vjeçarin Denis Gjingecaj qëlluan me armë në drejtim të automjetit të një 29-vjeçari, raportojnë burime për Panorama.al.
Advertisements
Nënkomisari, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, dhe djali i tij raportohet se janë konfliktuar mesditën e djeshme me 29-vjeçarin Kiti Kazazi në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës.
Advertisements
Pas sherrit për motive të dobta, baba e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte i riu.
Efektivi Kastriot Gjingecaj u arrestua nga AMP, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i AMP-së:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.