Pas SPAK, Erion Veliaj braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Më kishin çuar letër anonime! (Video)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar pak minuta më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se përse ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ai qëndroi sot për 5 orë në këto ambiente dhe u mor në pyetje nga hetuesit dhe prokurorët.

Advertisements

Veliaj tha se ishte denoncuar nga një qytetar që nuk ekziston me emrin Nesti Angoni. Sipas kryebashiakut të Tiranës, duke qenë se ka akses në regjistrat civil, ka bërë verifikime dhe ka zbuluar se ky qytetar nuk ekziston.

Advertisements

“Nesti Angoni nuk ekziston dhe të gjithë e dinë se kë përfaqëson ky person. Kryetari i bashkisë ka gjithë regjistrin civil dhe do të ishte e paarsyeshme të mos bashkëpunoja. Unë nuk jam brez i letrave anonime. Këtu do jemi, këtu do jeni, në Maj do ju mundim”, u shpreh ai.

Erion Veliaj u detyrua pas kësaj fjale të braktis sallën e Këshillit Bashkiak, sepse përfaqësuesit e opozitës i kërkuan të tregonte të vërtetën se për çfarë ishte thirrur nga “kolegët” në SPAK.

Dy javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliaj. Tre ditë më parë, 23 dhjetor në ambientet e SPAK u paraqit edhe Ajola Xoxa.

Ajo qëndroi për gati tre orë para prokurorëve të posaçëm duke dhënë dëshminë e saj lidhur me hetimin pasuror që ka nisur ndaj kryebashkiakut socialist të Tiranës dhe familjes së tij.