Detaje dhe rrëfime rrënqethëse vazhdojnë të zbulohen nga vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, i cili u vra nga 3 fëmijët e tij. Fillimisht u raportua se ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta, ajo që kishte vrarë babanë e sajë.
Advertisements
Por më vonë faji u pranua nga vëllai i saj Hysen Meta, 25-vjeç. Ai pranoi se kishte qëlluar 4 herë me pistoletë babain e tij.
Advertisements
Në dosje është deklaruar nga 19-vjeçarja se kjo ishte e planifikuar prej 3 fëmijëve pas sjelljes së babait të tyre në familje. Gjatë momentit të egzekutimit në shtëpi nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina.
Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.
Më pas me sistemimin e kufomës është marrë Hygerta duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbeshtjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë.
Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vellzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa.
Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.