Pasi tha se është g*y, gazetarja plas një tjetër “bombë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një mashkull

Pas deklaratës bombë se banori i Big Brother Vip Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiska “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

Advertisements

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjetër, i cili supozohet të jetë partneri i tij.

Advertisements

Ashtu si dhe tha ditën e djeshme, që fotot e Jozit dhe partnerit të tij janë në rrjetet sociale të këtij të fundit, ashtu dhe rezultoi.

Përpos fotove, Dasara ka postuar dhe një bisedë me partnerin e supozuar të Jozit të cilin e pyet “troç”, nëse është apo jo në një marrëdhënie me banorin e Big Brother Vip Albania.

Ai hedh poshtë këto aludime, duke thënë se ka familje, madje është dhe prindi i një fëmije.

“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shkruan Dasara në postimin e saj.

Ndërkohë, theksojmë se në deklaratën e parë gazetarja tha Jozi me partnerin e tij kanë jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram

Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.