Unaza e Madhe e Tiranës duket se nuk po ndihmon në çlirimin e trafikut në kryeqytet.
Advertisements
Vetëm pak ditë pas hapjes së plotë të saj për qarkullim, disa akse të saj janë paralizuar nga trafiku i rënduar.
Advertisements
Aktualisht, më e rëndë situata paraqitet pranë Liqenit Artificial, në zonën e Astirit si dhe në aksin nga Vora deri te mbikalimi i Kasharit.
Radha kilometrike është formuar nga dalja e Unazës së Madhe te sheshi “Shqiponja” deri në drejtim të aeroportit të Rinasit.