“Pasi u lirua nga burgu, u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin”- Mediat greke zbardhin detaje: Kush ishte i plagosuri rëndë në atentatin në Athinë

Autoritet greke vijojnë ende hetimet lidhur me atentatin ndaj dy shqipëve pak ditë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë në vend 45-vjeçari Ilakli Davella dhe u plagos rëndë, Edi Lulo, 44 vjeç i lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Advertisements

Sipas raportimeve nga Protothema, hetuesit po përpiqen të ndjekin lëvizjet e të plagosurit Edi Lulo, në përpjekje për të hedhur dritë mbi qoshet e errëta të çështjes dhe për të arritur në gjurmët e autorët.

Advertisements

Nga të dhënat e mbledhura nga autoritetet, rezulton se i plagosuri kishte vuajtur në të kaluarën një dënim me burg në Greqi dhe në momentin e lirimit ka shkuar në Shqipëri, ku përmes procedurave ligjore ndryshoi emrin e tij.

Edi Lulo, i plagosur
Edi Lulo, i plagosur
Pasi ka ndryshuar emrin, ai ka mundur të futen sërish në territorin greke pa u vënë re nga shërbimet e sigurisë.

Siç shkruan protothema.gr, fillimisht personi në fjalë raportohej se ishte “pa dokumente”, më pas doli se ai mbante pasaportë false dhe se më në fund kishte ardhur në Greqi nga Dusseldorf i Gjermanisë.

Mësohet se Edi Lulo është një njeri veçanërisht i rrezikshëm, i shënuar për shumë krime si grabitje të dërgesave të parave etj.

Sa i përket 45-vjeçarit që humbi jetën, pronar lokali në Peristeri, raportohet se ka lidhje me tre figura të krimit në Greqi, që janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale e mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur një dosje për organizim kriminal, zhvatje etj., ndërsa pas kësaj ai nuk ka angazhuar më autoritetet.

Autoritetet besojnë se kjo është një larje hesapesh dhe se krimi ishte i planifikuar paraprakisht. Kjo pasi, siç rezultoi nga hetimet e policisë, autorët kishin vjedhur në të njëjtën ditë një makinë nga Athina dhe e kishin përdorur për vrasjen. Ajo që po shqyrtohet tani është se cila nga dy viktimat, i vdekur apo i plagosuri, ka qenë objektivi kryesor.

Gjithashtu, sipas informacioneve, së bashku me dy viktimat e atentatit ka qenë edhe një person tjetër i cili ka mundur të arratiset nga vendi ku kanë rënë të shtënat. Bëhet fjalë për një person i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga autoritetet për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mënyre ka lidhje me ngjarjen.

“Për shqiptarin Irakli Davella dikur u fol edhe në Parlamentin grek”

Irakli Davella, viktima e atentatit të djeshëm në Athinë, konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi. Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj., nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë dje në Athinë.

Ky i fundit rezulton të kishte pasur lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende. Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njërit prej pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobëvëniesh, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars, në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënës”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Megjithatë, policia greke dhe asnjë prej autoriteteve ligjzbatuese në Greqi nuk kanë mundur të fiksojnë asnjë fakt penal të kryer nga Davella viteve të fundit, duke bërë të mundur kështu edhe dyshimet se shënjestër mund të kishte qenë miku i tij i ardhur nga Dubai, i cili mund të ketë zgjuar interesin e grupit rival për ta ekzekutuar. Megjithatë, hetimet do të vijojnë në një sërë pistash, bëjnë me dije mediat greke.