Pazaret e drogës i bënte në lokalin e tij, kush është koka e bandës së shqiptarëve në Belgjikë

by editor

Detaje të reja janë zbuluar nga grupi kriminal shqiptar me bazë në Antwerp të Belgjikës, të cilët akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine.

Mes të arrestuarave është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar.

Advertisements

51-vjecari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it.

Pikërisht në këtë biznes mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës. Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.

Advertisements

Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli. Në këtë aksion koordinuar edhe me policinë shqiptare u angazhuan 275 efektivë të policisë belge, ndërsa u prangosën 18 persona, mes tyre 12 shqiptarë.

You may also like