PD, kontratë 6 mln dollarë për lobim, Celibashi: Nuk e disponojmë e s’kemi asnjë detyrim për t’ia kërkuar demokratëve, do të japim gjykimin tonë pas 11 majit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është pyetur gjatë një konference me gazetarët sot në lidhje me një kontratë të Partisë Demokratike të publikuar së fundmi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Celibashi u shpreh se KQZ nuk e disponon këtë kontratë dhe nuk ka asnjë detyrim që t’ia kërkojë PD-së këtë dokument në këtë moment.

Advertisements

Ai shtoi se PD ka një afat prej 16 ditësh pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për dorëzimin e saj.

Sakaq, ai theksoi se në momentin që KQZ do të ketë kontratën do të japë gjykimin dhe vlerësimin për të.

Celibashi shpjegoi se sipas ligjit, koalicioni i PD e ka detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, por afati përfundon 60 ditë pas shpalles së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.

Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit.

Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë”, tha Celibashi mes të tjerash.

Këmbënguljes së gazetarëve për kontratën e lobimit 6 mln euro, Celibashi i qëndroi mendimit të mëparshëm se ende nuk e kishin dhe për sa kohë nuk është depozituar, KQZ nuk jep do një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do e bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.