PE miraton marrëveshjen e radhës Shqipëri-Frontex, ja për çfarë bëhet fjalë (Detajet)

by editor

Bashkimi Europian ka përmirësuar marrëveshjen e Frontex me Shqipërinë për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Procedura e miratuar edhe në komitetin e të drejtave qytetare, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, ka bërë të njohur përmirësimin nga marrëveshja e mëparshme.

Advertisements

“Ky përmirësim i Marrëveshjes së Statutit të Frontexit përmes marrëveshjes së re është një hap më tej në qasjen e përgjithshme të BE-së për mbikëqyrjen e mëtejshme të jashtme të kufijve për të parandaluar azilkërkuesit të arrijnë në Bashkimin Evropain”, tha europarlamentarja Lena Dupont.

Advertisements

Përmirësimi duket se ka marrë parasysh raste të trajtimeve në terren, për të cilat mesa duket ka munguar legjislacioni i autorizimit të Frontex.

“Duke pasur parasysh raportet e shumta për kthime të parregullta dhe keqtrajtime të emigrantëve nga Shqipëria në Greqi, që çuan në lëshimin e sinjaleve nga Zyrtari për të Drejtat Themelore të Frontex-it dhe raportuar gjithashtu në vlerësimin e të drejtave themelore nga komisioni, kjo mund të çojë në një rrezik të lartë të Frontex-it për oficerët që janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rikthimin zinxhir, nëpërmjet mbështetjes së tyre ndaj operacioneve”, tha Dupont.

Procedura e paraqitur në Parlamentin Europian i përgjigjet projektvendimit të Këshillit pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për veprimtaritë operacionale të kryera nga Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

You may also like