Koloneli Çlirim Toçi zbuloi për “Review” se si po vijon stërvitja e NATO-s.
Advertisements
Koloneli tha se që në fillim të janarit, NATO ka nisur stërvitjen e saj e cila do të ketë disa faza ku do të koordinojë të gjitha forcat e saj. Sipas tij stërvitja e NATO-s e cila ka nisur në veri të Amerikës do të arrijë deri në kufirin lindor të saj, që është kufiri me federatën ruse.
Advertisements
“Stërvitja ka filluar në fund të janarit dhe do të vazhdojë deri në maj të vitit 2024. Ajo do të ketë një hapësirë nga veriu i Amerikës deri në kufirin lindor të NATO-s me federatën ruse.
Stërvitja do të ndahet në dy pjesë, e para është stërvitja në det ku do të përfshihet pjesa veriore e oqeanit Atlantik dhe Arktikun dhe që do të fillojë nga fundi i janarit deri në mes të Marsit.
Pjesa tjetër është stërvitje që do të përfshijë forcat detare, ato ajrore dhe ato tokësore”, tha koloneli.