Historia e Bertrand Glameau duket si një përrallë: pas tridhjetë vjetësh punë në ndërtim, më 18 shkurt ai gjeti dy lingota ari. Kjo ndodhi gjatë punimeve për një degë banke të vjetër në qytetin Angers, Francë. Glameau po punonte kur, së bashku me dy kolegët e tij, gjetën një thes të braktisur që përmbante një thesar të vërtetë.
Advertisements
Enzo Thomasseau dhe Alexandre Beaussier kishin “fat” pasi kontrolluan atë që kishte brenda thesi i harruar në një dollap…
Advertisements
Dy lingota ari me vlerë 200,000 euro. Ato peshonin nga 995 gramë. Punëtorët kontrolluan vlerën e tyre në internet dhe kuptuan se kishin gjetur dy lingota ari që kishin një vlerë prej 200,000 eurosh. “Pashë që brenda kishte dy lingote ari, me numra serie dhe dy ose tre fletë… për dy minuta menduam se ishim të pasur!”, shpjegoi Bertrand për Le Courrier
I dërguan në polici pas emocioneve të minutave të para pas gjetjes, punëtorët morën vendimin për të njoftuar autoritetet për gjetjen e tyre për të shmangur ndonjë problem dhe për të respektuar ligjin, që kërkon të njoftohet dhe dorëzohet ari në rast se gjendet.
Policia është përgjegjëse për të gjetur pronarët legjitimë, dhe nëse ata nuk i gjejnë, punëtorët nuk mund të rimarrin arin dhe nuk do të marrin asnjë kompensim.
Para se ta dërgonte arin në polici, Bertrand e ruajti në shtëpi pasi nuk donte ta linte në kamion. Po ashtu, punëtorët e shfrytëzuan këtë zbulim dhe bënë një foto, të cilën ua treguan miqve dhe familjarëve.