“Për emocionet e veçanta që na dhuroni”/ Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit”

by editor

Prej disa ditësh, Rita Ora ndodhet në Prishtinë, aty ku e kanë pritur në mënyrën më të bukur dhe të veçantë

Advertisements

Prej disa ditësh, Rita Ora ndodhet në Prishtinë, aty ku e kanë pritur në mënyrën më të bukur dhe të veçantë. Këngëtares shqiptare me famë botërore i është dhuruar “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama.

Advertisements

Kjo dhuratë iu bë Rita Orës për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.

Advertisements

Ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu i ka falenderuar artisten për vizitën e saj në Kosovë. Në këtë vizitë, Ritën e ka shoqëruar familja dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam ‘Çelësin e Qytetit’ për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!

Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”- ka shkruar Përparim Rama bashkëngjitur me imazhet që ka postuar në rrjetet sociale.

You may also like