“Për ish-kryeministrin besoj se ka dyshime të bazuara”/ Ish-prokurori zbulon çfarë pritet të ndodhë me Berishën

by editor

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.

Hajdari u shpreh se beson se për ish-kreun e qeverisë ka dyshime të bazuara sa i përket rastit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në kryeqytet.

Ai shtoi se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale ndaj Berishës dhe se “detyrimi me paraqitje” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit janë masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

“SPAK ka ndërtuar rrjeta të tilla që nuk do shpëtojë asnjë peshk, sado i madh të jetë. Akuzat ndaj Berishës janë akoma të pasqaruara sa i përket provave. Deri tani ende po luhet me procedurë. Sikur të ishin akuza më të lehta ndaj Berishës, sërish mbeten akuza ndaj një lideri të politikës shqiptare. Besoj se ka dyshime të bazuara ndaj tij. Mendimi im është se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale. Detyrimi për paraqitje dhe heqja e pasaportës janë ndër masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

Askush nuk dëshiron të bëjë arrestime në vende si aeroporti si në rastin e Malltezit, por çdo njeri që i caktohet masë arrest mund t’i shmanget. Na doli Arben Ahmetaj që u tregua lepur dhe iku para masës së arrestit. Ata që kanë marrë përsipër zbatimin e masës shkojnë në burg në vend të atij që duhet arrestuar. Ka urdhra”, u shpreh ai mes të tjerash.

Advertisements

You may also like