Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe vënë në hetim në gjendje të lirë 11 persona në Tiranë, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
Advertisements
Janë vendosur 9306 masa administrative, ndërsa në ‘bilancin’ për javën që lamë pas janë gjobitur edhe 44 këmbësorë, të cilët kapërcejnë rrugën nga një anë në tjetrën duke neglizhuar vizat e bardha apo dhe zonat që janë të dedikuara për ta.
Advertisements
– Xhama të zinj: 154 masa
Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa
– Parakalime të gabuara: 284 masa
– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa
– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa
– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 mas
– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa
– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa
– Sjellja e këmbësoreve në rrugë: 44 masa
– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa
– Të ndryshme: 888 masa
Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa
– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste
– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste
– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste
– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.