“Për shpirt të babait tënd do të ngel”, bashkëshorti i mësueses së dhunuar nga nxënësi në Lezhë: Aty ka …

by editor

Bashkëshorti i mësueses së dhunuar dje nga nxënësi në një shkollë të Lezhës tha përmes një bisede telefonike për emisionin “me Zemër të Hapur” se gruaja e tij, Majlinda Palushi nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.

Advertisements

“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematik. Të gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë”, pohoi burri i mësueses, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe trup pas goditjes nga një karrige.

Mes të tjerash ai tregoi se “ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë; Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babain e tij të ndjerë”.

Advertisements

Nxënësi ka thënë se aktin e ka kryer në gjendje të rënduar psikologjike, pasi mësuesja Majlinda Palushi, i ka përmendur babain e ndjerë.

Mirëpo së duket mësuesja i kishte të shpeshta debatet me nxënësit, pasi së fundmi është publikuar një video ku shihet mësuesja teksa debaton me një nxënëse që është në dërrasën e zezë, teksa e shtyn edhe me dorë.

Video është pa zë dhe nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur përplasja mes nxënëses dhe mësuese.

Advertisements

Kujtojmë që ditën e djeshme 16-vjeçari goditi me karrige mësuesen e matematikës, pasi kjo e fundit i kishte thënë “për eshtrat e babit tënd e timit nuk kam për të kaluar”.

You may also like