“Eh moj Zonja jonë e Parë!
Advertisements
Po çfarë dreqin pate që dole e fole e na tregove se cila je!
Advertisements
Sikur të mos kishe folur do të qe më mirë. Se nuk do të të njihte mileti. Tani që të njohëm harroje të të harrojmë.
Mirë që fjalitë nuk di t’i lidhësh, mirë që as kohët e foljeve nuk i dallon e as i kupton dot, po as faktin që nuk ka institucion të Presidencës nuk ta kanë mësuar moj e shkretë?!
Çfarë të thuash më shumë, i the të gjitha vetë.
Më parë ka qenë traditë që kur mblidheshin fëmijët për festat e fundvitit thirreshin edhe aktorë të humorit, gaztorë apo të tjerë nga cirku i Tiranës. Thërriteshin edhe kllounë nga cirku.
Por, këtë herë nuk paska qenë nevoja. Sepse Zonja Begaj, apo përndryshe Zonja e Parë, pra gruaja e Bajramit kishte marrë përsipër t’i bënte vetë të gjitha.
Dhe ia doli. I bëri e na e bëri të qartë të gjithëve se cila është e çfarë niveli përfaqëson!
Po si mund të ishte ndryshe?!”
Po pse këto vargje?
Sepse në një kohë që bota e arsimit në Shqipëri është vënë në alarm nga raporti më i fundit i “PISA 2022” të vendeve të OECD, i cili thekson se aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, shkaqet e kësaj katastrofe duket se gjenden në institucionet më të larta të vendit
Në Presidencë u ndezën pasditen e kësaj të mërkure dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe të pranishëm ishin me dhjetëra fëmijë, të gazetarëve por edhe të punonjësve të Presidencës
Por ajo se çfarë kuptuan fëmijët e pranishëm nga fjala e zonjë së Shtëpisë, Amarda Begaj ishte fakti se dritat e festave nuk kanë asnjë lidhje me dritat e diturisë që do i çojë ata përpara.
Kjo pasi Zonja e Parë e vendit u shfaq në garë me kohën, teksa synonte ndonjë rekord për Guinnes, dhe kjo jo për ndonjë thënie të mençur, por për nga numri i gafave dhe lapuseve të shënuara në fraksionin e 1 minute e gjysëm fjalim
Për të kuptuar më shumë se a duhet qeshur a qarë në këto raste, ndiqni më poshtë fjalimin “brilant” të Zonjës Begaj ku nuk kuptuhet qartë se kush është fëmijë në atë sallë.
Fjalimi i zbardhur i Zonjës së Parë Armanda Begaj
“Kemi të ftuar edhe fëmijë, prindërit e të cilëve janë bashkëpunëtorët më të mirë të institucionit të Presidencës.
Gazetarët, dhe “Gazetarët në gjininë asnjëanëse”, gazetaret dhe gazetarë.
Falëminderit dhe mirë se kanë ardhur edhe fëmijë, prindërit e “të cilës”, të cilëve punojnë plot pasion çdo ditë në institucionin e Presidencës.
Një falënderim të veçantë dua t’jua bëj edhe nënave, mamave të fëmijëve … (pauzë dhe zonja e parë shihet që kafshon lehtë buzët duke nënkuptuar se e harroi atë çfarë do thoshte) të institucionit të Presidencës të cilat kanë gatuar me shumë dashuri për ju.
Ambëlsira shumë të mira… Unë shikoj që keni filluar të, ta konsumoni ushqimin, t’ju bëjë mirë. Ju kemi ftuar sot të gëzojmë së bashku, të ndezim së bashku dritat e pemës tonë përjashtë, drita që do të na sjellin mbarësi për Vitin e Ri. Gëzuar të gjithëve dhe kënaquni!”