Përfshihet nga flakët mjeti në autostradën Fier-Levan

by editor

FIER-Një makinë tip “Mercedes” ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Levan, në fshatin Mbrostar.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin, ka braktisur mjetin duke shpëtuar nga flakët.

Advertisements

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa për disa minuta janë krijuar radhë të gjata trafiku në njërën anë të autostradës Fier-Levan.

You may also like