Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, detajet e para

Një banesë në Shkodër, në lagjen “Ahmet Haxhija”, është përfshirë nga flakët.

Advertisements

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Advertisements

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.