Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, ja vendimet që u morën nga kryetari i partisë Edi Rama! Në fokus të diskutimeve zgjedhjet e 11 Majit dhe vota e diasporës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së në selinë rozë.

Advertisements

Gjatë takimit, raportohet se është diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025.

Advertisements

Mësohet se në mbledhje u mor vendimi për caktimin e Blendi Klosit si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhja, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar drejtues qarku në Vlorë, ku do të bashkëpunojë me Bledi Çuçin për organizmin e zgjedhjeve në strukturat e PS-së.

“Ka pasur një tjetër vendimmarrje që ka të bëjë me faktin se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu është caktuar si i angazhuar në qarkun e Vlorës. Përveç Bledi Çuçit, do të jetë drejtues qarku edhe ministri Vengu në organizimin e zgjedhjeve të 11 Majit në strukturat e PS në qarkun e Vlorës”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Është diskutuar gjithashtu për votën e diasporës dhe tërheqjes së sa më shumë shqiptarëve për të votuar PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.