Përfundon në trafikndarëse dhe godet shtyllën elektrike, i riu në Vlorë e pëson keq nga shpejtësia e lartë e automjetit

Një automjet i llojit Benz është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele. Mësohet se automjeti duke qarkulluar me shpejtësi të lartë përgjatë aksit Transballkanike në afërsi të paraburgimit të Vlorës ka rrëshqitur duke dal në trafikndarëse.

Advertisements

Mjeti me shpejtësi në kthesë ka tentuar të frenojë por për shkak të lagështirës në rrugë nuk ka mundur të frenojë duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse. Ai ka goditur shtyllën e cila është rrëzuar përtokë.

Advertisements

Sakaq, raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.