Përgjimet e SKY ECC/ “Po amniston krimin elektoral”, Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Ai fshehu bisedat e Ramës me Arben Ndokën, Rrajat dhe…

by editor

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kreut të SPAK Altin Dumani, se ky i fundit ka fshehur biseda të bëra mes kryeministrit Rama dhe anëtarëve të bandave kriminale.

Advertisements

Referuar përgjimeve të SKY ECC të zbardhura pas operacionit të SPAK, Berisha shprehet se mes bisedave të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën u fshehën nga SPAK.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përdishëm qytetar, Berisha akuzoi gjithashtu se në dosje dilnin edhe udhëtimet e kryeministrit Rama në takime me bosët e krimit, por këto janë fshehur sipas nga SPAK.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, armikut duhet t’i themi armik dhe të përballemi dhëmb për dhëmb me të. Edhe njëherë, për ju dhe shqiptarët, për votën e lirë, ja vdekje ja liri. Miqtë e mi, ky është motivi që ka frymëzuar, ky ka qenë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë ndaj çdo pushtimi në të gjitha kohërat. Shikoni mo çfarë bën, nisi xhelatët e votës, i nisi në Dubai, i nisi nëpër botë dhe rrihte gjoksin se lëshova fletë-arrestin.

O faqezi, nuk do të falet kurrë ky akt që bëre. PD do të ngrejë dosje ndërkombëtare kundër Edi Ramës dhe Altin Zamanit. E morët vesh, e lexuat besoj dëshminë tronditëse të një njeriu që i kushtoi jetën betejës kundër krimit. Të një prokurori që guxoi të kërkojë arrestimin e Saimir Habilit, trafikantit. Çfarë dëshmoi ai dje për publikun në një akt ndërgjegje të lartë qytetare dhe guximi të lartë qytetar?

Ai i tha publikut se nga viti 2014 e në vazhdim, këto familje të urryera mafioze, vrasësish, përdhunuesish, pengmarrësish, ishin në hetim, ishin në regjistrime që komunikonin me nivelet më të larta të politikës, me Edi Ramën, me kryekriminelin. Nivelet më të larta të politikës, dhe Altin Dumani, Altin Zamani, ky njeri i pafytyrë që ka vetëm një preokupim, ndryshimin e Kushtetutës për prapanicën e tij. Jo, jo, do të shkosh atje ku e ke vendin se je kriminel se çdo kriminel kur fsheh krimet elektorale. Kur fsheh krimet monstruoze.

Kur fsheh lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën! Miqtë e mi, pra del se me qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën dhe suitën e tij u fshehën nga mercenarët e Skapit. Dhe duke qenë të detyruar nga nga shërbimet ligjzbatuese të vendeve anëtare të BE, që kanë dorëzuar transkriptet e bisedave në Encrochat, me të cilin Taulant Balla mbante dy ose tre telefona të kriptuar. Edi Rama jo më pak. Në të cilat figuronin udhëtimet e Edi Ramës në skajet më të larta të dheut në takime me bosët e krimit. Ato kujton Zamani se do i varrosë dot.

You may also like