Përgjimet e SkyEcc/ Arrestohet Klajdi Merkaj në Romë! Akuzat e SPAK se pastronte paratë e bandës “Çopja”

by editor

I riu Klajdi Merkaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”, është arrestuar ditën e djeshme (16 tetor) në Romë.

Advertisements

Klajdi Merkja akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Advertisements

Paralelisht me masat e arrestit, më herët Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por në pranga u vendosën vetëm 11 prej tyre.

Advertisements

Ndërsa për dy të tjerëve, iu komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

You may also like