Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja hetimore e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga fashikujt e dosjes dhe bisedat e publikuara nga CNA pasqyrohen qartë “skenaret” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, aty ku dhe ndodhet prej 12 shkurtit.
Advertisements
Një nga “porositë” e kryebashkiakut të arrestuar për bashkëshorten e tiij, Ajola Xoxën dhe për vëllain e tij, Arbër Veliajn kanë qenë dhe “mediat” dhe se fushata mediatike është tepër e rëndësishme.
Advertisements
“Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”, shkruhet në faqen 76 të dosjes së SPAK ka depozituar në GJKKO.
Ndërkohë, më tej Veliaj nga përgjimet rezulton se orientonte dhe dëshmitarët e thirrur nga organi procedues, përfshirë dhe vjehrrën e tij. Në dosjen hetimore kjo ndërhyrje evidentohet si “flagrante”.
“Shumë flagrante është ndërhyrja e të hetuarit në procesin hetimor, duke orientuar dëshmitarët e thirrur nga organi procedues. Në këtë rast i hetuari Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola qe ta inkurajojë Greta Domin dhe po kështu në lidhje ,me deklarimet e shtetasve Valbona Xoxa apo Eraldi Simixhiu, I tregon sesi duhet te përgjigjen, ku ata të shprehen se nuk duan të japin deklarime dhe se kjo po shkatërron familjen”, thuhet në dosjen hetimore që CNA disponon.
Në orën 20:51, Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i tregon se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj dhe daja Eraldi Simixhiu.
Erion Veliaj i tregon se po i bënë dy tri pyetje ata duhet të thonë “Do të pyes avokatin dhe do t’iu them. Erdha vetëm për t’iu përgjigjur thirrjes, por nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asigjë më shumë”
Veliaj orienton Xoxën t’iu thotë familjarëve që të mos thonë se u qëndrojnë deklarimeve sepse s’kanë çfarë deklarimeve t’iu qëndrojnë.
“Nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familje e tërë”, bëhet e ditur të ketë thënë Veliaj në bisedën me Ajolën ku e mëson sesi të orientojë dëshmitarët.