Bashkia Tiranë ka kohë që nuk fle dot rehat.
Advertisements
Në dijeni të përgjimeve e hetimeve nga SPAK, bashkia jonë paska muaj që e gdhin, qofte për hir, a për pahir.
Advertisements
Ora News sjell në vëmendje detaje të reja nga dosja e incineratorëve.
Namik Simixhiu, kushëriri i gruas së Erjon Veliajt, ka qenë kryefjala e ish kryetares së KLGJ, Naureda Llagami dhe kryetares së komisionit të ligjeve Klotilda Bushka.
Në mesazhe mes ish kryetares së KLGJ dhe një gjyqtari të shkallës së parë zbulohen detaje të reja ekskluzive se si duhet ndërhyrë për të shpëtuar me çdo kast kushërinjtë e Ajola Xoxës.
Namik Simixhiu, kushëriri i Ajolës, duhej liruar, me çdo kosto, në çdo rast.
Pasi listojnë emrat e gjithë të arrestuarve, vëmendja zhvendoset aty ku dhemb dhëmbi: Lali Eri dhe të afërmit e tij.
Tej kësaj, Llagami, mbase pak e lodhur nga mungesa e aksesit në GJKKO, vijon me dëshirat e saj për ta bërë të vëllain pjesë të SPAK.
Përveç futjes si OPGJ, kish dhe një mundësi tjetër: Lurand Llagami, vëllai i ish kryetares së KlGJ, të bëhej kancelar në SPAK.
Vetëm se këtu çalonte plani.
Kancelarët kalojnë provim nga Shkolla e Magjistraturës, e aty Lurandi, për mungesë të një përcaktimi më diplomatik, nuk para ia thek.
“Ta bëjmë Lurin kancelar.” “Po, Por duhet provim nga Shkolla…!” Këto janë vetem pak nga bisedat e shkëmbyera.
Gjithsesi, qoftë si kancelar, qoftë si OPGJ, ajo që vlente, me çdo kusht, ishte që çdo lajm SPAK-u të kalonte më parë nga Luri!