Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.
Advertisements
Përplasja shpjegohet në detaje që shfaqin dinakërinë e Çopjave, që pas kryerjes së masakrës së Bradasheshit ndaj Erion Alibejt shkuan më pas për të bërë “qokën” në shtëpinë e viktimave dhe duke u hequr si të paditur.
Advertisements
Në Shënjestër
Por ato që do të fundosnin grupin e Çopjave në skenarin e tyre për të ekzekutuar Endrit Alibej do të ishin sikurse thamë komunikimet në Sky Ecc. Aty ku Mikael Qosja ka disa biseda shumë interesante me Franc Çopjan apo Gergely, ku flitet edhe për paratë që ky i fundit i ka dhënë Talo Çelës për të vrarë Endrit Alibejn.
Sky Ecc
Mikael Qosja i shkruan Franc Çopjas.
‘I kemi dhënë ‘Katnarit’ (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 000 paund.
Talo Çelës duhet t’i zbresim nga llogaria vlerën e 30 bukëve (dyshohet lëndë narkotike)’. Më datë 11 Korrik 2020, Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se, ‘ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) te ngjarjet e Durrësit (vrasja e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia). Kjo pasi këtë gjë do ta përdorin në fovor të tyre.
Në një tjetër bisedë me shtetasin Ado Xhika, Mikael Qosja që mban edhe mbiemrin Kamami, nuk lë dyshime mbi dijeninë që ai ka mbi vrasjen e Endrit Alibej.
Mikael Qosja
Ata që janë gjuajtësit (ekzekutorët) e vrasjes së vëllezërve Haxhia, janë ata që ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e ‘Tarzanit’ (Erion Alibej). Unë e njoh një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre pasi së bashku kemi marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis nesh.
Në një tjetër komunikim me Talo Çelën, Mikael Qosja i shpreh shqetësimin këtij të fundit nëse Klevis Alla, ka dijeni për ekzekutimin që ata i kanë bërë Endrit Alibej.
Sky Ecc
Mikael Qosja bisedon me Talo Çelën.
‘Frate po ky kaçuli a ka ditur gjë për punët e Elbasanit. Leje Dashin. Ky kaçuli po them di gjë për ne. Se do hapet çështja e Elbasanit.
Se po qe thyer ‘Kokëçami’ (Altin Ndoci) mund të ketë folur shumë gjëra. ‘Po ishalla s’ka gisht ‘Cjapi’ (Dashnor Dumani), Por po pati gisht ‘Cjapi’ na ka shit te ‘Krymi’. ‘Sepse nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë’.
‘Tani më dëgjo pak. Tani ‘Cjapi’ a di gjë ku shkoi makina atë natë? Po armët? A di vendin Nori ku janë hedhur’.
Nga konteksti i kësaj bisede dhe nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani si bashkëpunëtor i drejtësië konstatohet se Dashnor Dumani ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit, ku ka patur rolin e ekzekutorit.
Por po me kaq interes janë edhe bisedat që Franc Çopja bën në lidhje me Masakrën e Bradasheshit me një nga komunikuesit e tij, ku ai i shpreh këtij të fundit shqetësimin se grupi i ekzekutorëve po flasin ca si shumë, dhe nuk po u rri goja.
Sky Ecc
Franc Çopja bisedon me Renato Musakun.
‘Talo Çela dhe grupi i tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur. Kanë biseduar me persona të tjerë.
Alibej kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë patur dijeni se nga u vinte problemi. Unë u shkova edhe për vaki dhe i hodha 50 euro, dhe u thashë t`i rrojnë familjarët. Gruaja e atij qante në gjuhën rumune. Ata janë spermë e keqe dhe është turp t’i quash armiq.
‘U zbuluan të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë, fluturon me bisht në b…. Se ata ishin në ajër. Nuk dinin asgjë se nga u erdhi. Po Talo B…. nuk do trima budallej.
Ika i piva dhe një kafe. I hodha 50 euro. T’rroni vetë, të rrojnë të dashmit i thashë. Hahaha’.
‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa. Se e ka rumune. Tja … rumunët tani hahaha”