Selena Gomez dhe Benny Blanco janë zyrtarisht të fejuar! Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja ku ka ndarë në rrjete sociale një sërë fotografish ku duket tepër e lumtur teksa mban në gisht unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar.
Advertisements
Krahas postimit, Selena shkruan: Përgjithmonë nis tani.
Advertisements
Rikujtojmë që dyshja është lidhur që në qershor të vitit 2023 dhe fansat apo dhe shumë të tjerë fillimisht nuk besonin në lidhjen e tyre.
Ndërsa, në dhjetor 2023, Selena Gomez la një varg komentesh në Instagram që më në fund konfirmuan marrëdhënien e saj me producentin muzikor Benny Blanco. “Ai është gjithçka absolute në zemrën time”.