Përfundimi i ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve ka dhënë një tablo të skuadrave pjesëmarrëse dhe pretendimeve që kanë të gjitha ato në këtë turne që ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për faktin se mund të jetë një rrugë kualifikimi për në turnetë madhorë.
Advertisements
Dhe përveç ekipeve, bien në sy edhe lojtarë të ndryshëm të cilët spikatin me formën e tyre.
Advertisements
Ekspertët e statistikave të “SOFASCORE” kanë përpiluar formacionin ideal të raundit të parë të ndeshjeve, duke përzgjedhur lojtarët që kanë marrë vlerësimet më të larta për paraqitjet që kanë dhuruar në duelet përkatëse.
Mes tyre, është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Futbollisti ishte protagonist me golin e tij në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës, por edhe me shumë ndërhyrje të sakta ndaj sulmuesve kundërshtarë, duke ndihmuar Shqipërinë që të merrte 3 pikë të arta.
Advertisements
Nota 8,3 i ka mundësuar Ismajlit që të jetë kësisoj në formacionin e yjeve të raundit të parë, ku rreshtohet përkrah disa emrave shumë të njohur si Musiala e De Bryjn.