Përleshje e ashpër mes të burgosurve në burgjet greke, plagoset rëndë një 41-vjeçar shqiptar

by editor

Një përleshje e ashpër mes të burgosurve në burgjet e Domokos në Greqi ka sjellë plagosjen e rëndë të një 41-vjeçari shqiptar, i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.

Advertisements

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 të së martës, mes një 32-vjeçari sirian dhe një 30-vjeçari algjerian, të cilët janë përplasur me të burgosurin shqiptar të plagosur.

Advertisements

I pari dyshohet se gjatë përleshjes ka përdorur thikë, ndërsa dy të tjerët kanë shkëmbyer goditje me duar dhe këmbë.

Së fundi, 41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja, ndërsa të tre janë arrestuar pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së AT Domokos që po kryejnë edhe hetimet paraprake.

Vlen të theksohet se pas kësaj pasoi një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike dhe një thikë e improvizuar.

Të gjitha sendet e mësipërme janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit akuzohen rast pas rasti për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore.

You may also like