Gjatë mbrëmjes së sotme (9 tetor) janë regjistruar reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës, në Lezhë.
Advertisements
Nga intensiteti i lartë i shiut janë shfaqur probleme në fshatin Fishtë, ku bëhet e ditur se për shkak të vërshimit të përrenjve janë bllokuar disa rrugë.
Advertisements
Uji ka arritur disa centimetra, duke bllokuar lëvizjen në zonë.
Gjithashtu, nga vërshimi i përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.
Advertisements