Me tërheqjen e ujit nga shumica e zonave të prekura, situata e përmbytjeve në Durrës po shkon drejt përmirësimit.
Advertisements
Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa ende ka prani uji në shumë banesa në zonat e ish-Kënetës, Plazh dhe Shkozet.
Advertisements
14 persona e kaluan natën në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në zonën e plazhit, ndërsa të tjera familje pritet të strehohen atje ose tek të afërm, pasi nuk kanë ku të flenë.
Ekipet e emergjencave po vijojnë punën për largimin e ujit nga banesat dhe rrugët pranë tyre, ndërsa grupet e posaçme po kryejnë verifikimin e dëmeve.
Autoritetet deklarojnë se kanë nisur dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura, në këtë situatë të vështirë, por nevojat për shumë familje janë të mëdha.