Përmbytjet në Kinë ju marrin jetën 14 personave

by editor

Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri, njoftuan mediat shtetërore të hënën, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vazhduan në të gjithë Kinën veriore.

Advertisements

Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

Advertisements

Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone./VOA

You may also like