Përplasen dy motorë, dy drejtuesit në spital. Njëri drejt Traumës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës.

Advertisements

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motorçikleta të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

Si pasojë e këtij aksidenti, njëri nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.