Përplasen kokë më kokë dy autobusa, humbin jetën dy persona, 37 të plagosur

Një autobus që transportonte turistë u përplas me një furgon pasagjerësh pranë Rovaniemit në Finlandën veriore.

Advertisements

Nga aksidenti ka humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 37 të tjerë.

Advertisements

Një përfaqësues i qendrës rajonale të urgjencës konfirmoi se në autobus ndodheshin turistë të huaj, por nuk bëri të ditur kombësinë e tyre.

Dy automjetet u përplasën kokë më kokë rreth 25 kilometra jashtë Rovaniemit.

Dukshmëria në zonë ishte e kufizuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Rovaniemi është një destinacion i njohur turistik, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, pasi në periferi të tij ndodhet i famshëm “Fshati i Babagjyshit”.