Përplasen tre automjete në autostradën Çermë-Lushnje, tre të lënduar

by editor

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Çermë-Lushnje në Dushk, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se një mjet tip Furgon është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë dhe pas tyre, është përplasur një automjet tip “Audi”.Për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy personat që ndodheshin në automjetin tip “Audi” dhe një e moshuar, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

You may also like