Përplasja e fortë Krichbaum-Berisha, ish-deputeti i PD zbulon si qëndron e vërteta

by editor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi duke komentuar përplasjen e fortë mes deputetit të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum dhe Sali Berishës deklaroi se politizimi që i po bëhet SPAK-ut me çështjen Berisha është absurd.

Advertisements

Në një intervistë televizive Bumçi tha se deputeti gjerman gënjeu në deklaratat e tij për çështjen e imunitetit në Gjermani.

Advertisements

“Unë nuk e di a është i kapur apo cilat janë motivet e tij, por një gjë mund ta themi me siguri. Ai nuk tha të vërtetën, ai gënjeu madje dhe për imunitetin. Kushtetuta gjermane, neni 46 ka imunitet dhe për hetimin, që nuk e ka Kushtetuta e Shqipërisë. Zoti Berisha dhe kushdo tjetër mund të hetohet pa i hequr imunitetin sepse s’ka më imunitet. E kemi hequr në vitin 2012, kur ishim ne në pushtet, por kufizimin e lirisë po, kërkohet miratimi”, u shpreh Bumçi.

Krichbaum tha më herët se “për Berishën janë bërë akuza të forta sepse bëhet fjalë për prona të përfituara, SHBA e ka shpallur non grata, dhe përpara se të takohem me njerëz do doja që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete”, tha ai.

You may also like