‘Përplasja’ në Bashkinë e Tiranës, analisti i njohur ‘shpërthen’ ashpër: U kaluan limitet, politika jonë…

by editor

Analisti Ben Andoni, i ftuar në një emision televiziv ku komentoi incidentin e rëndë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, ku pati një përplasje fizike mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.

Advertisements

Andoni theksoi se në këtë përplasje fizike u kaluan limitet. Sipas tij, politika jonë është e ashpër dhe tjetrin nuk e konsideron si kundërshtar, por si armik.

Advertisements

“U kaluan limitet në përplasjen në Bashkinë e Tiranës. Mendoj se ka një cak që duhet të ndalesh. Më vjen keq, që edhe gazetarët që kanë hyrë në politikë, duket se kanë dëshmuar një lloj force, sepse sa duket në politikën tonë duhet të tregosh forcën. Politika jonë nuk quan të tjerët kundërshtarë, por armiq. Në lidhje me Kongresin e PS, uroj që Rama mos ta kthejë në një shou personal. Shqipëria ka shumë probleme sot dhe politika duhet të adresojë problemet që kemi, që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin. Rama duhet të na paraqesë persona të tjerë, të cilët të kenë dellin e idealizmit. Qeveria nuk është më e besueshme, PS nuk është e besueshme. Mendoj se PS dhe PD janë arsyeja pse Shqipëria është katandisur në këtë gjendje. Shqipëria ka nevojë për alternativa politike të tjera. Nëse ulet pragu, do jenë shumë parti politike, që do të dalin në “sipërfaqe””, tha Andoni.

Duke folur për situatën kriminale në vend, Andoni deklaroi se është fatkeqësi që Shqipëria sot lëngon nga kriminaliteti tepër i lartë.

“Është e trishtë sesi Shqipëria po “pushtohet” nga krimi. Policia e Shtetit unë mendoj se duhet respektuar si institucion. Por, shumë policë, e tha dhe SPAK, kanë bashkëpunuar me krimin. Policia duhet ta kuptojë se janë shërbëtorë të publikut, por vendi ynë është zhytur në korrupsion. E keqja është se ne popullarizojmë shumë figura, që shpesh nuk janë shembuj”, deklaroi Andoni.

Advertisements

You may also like