Përplasje e dhunshme, plas sherri mes adoleshentëve, 6 të rinj nën hetim, 2 të plagosur rëndë (Emrat)

Policia ka reaguar në lidhje me konfliktin e dhunshëm me shkopin mes të rinjëve mbrëmjen e djeshme në Konispot.

Advertisements

Autoritetet bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 6 të rinj të moshës 16-22 vjeç të përfshirë në konflikt, teksa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Sipas policisë, nga përdorimi i shkopinjëve dhe sendeve të forta, të rinjtë kanë pësuar edhe dëmtime fizike.

“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Burime bëjnë me dije se 19-vjeçari Amarildo Saliko dhe 22-vjeçari Flori Pasho kanë qenë të plagosur më rëndë, pasi kanë pasur të çara 3-4 cm në kokë.