Përplasje me Silvinjon? Reagon për herë të parë Armando Broja dhe sqaron situatën

by editor

Armando Broja ka reaguar për herë të parë pas tymnajës së lajmeve se marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit Silvinjo janë krisur, e se ky ishte shkaku që nuk u grumbullua në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Broja i ka vënë “pikat mbi i”, duke sqaruar njëherë e mirë situatën. Ai thotë se shkak për mosgrumbullimin është bërë lëndimi që ka pësuar në fushë.

Advertisements

Kujtojmë se Broja qëndroi gati 1 vit jashtë fushës, pas dëmtimit të rëndë në kampionatin Anglez.

Mesa duket çdo gjë mes tij dhe Silvinjos shkon më së miri dhe sulmuesin e Cheslea duket se do e shohim vitin tjetër në Gjermani për t’iu bashkuar forcave të kuqezinjve.

Advertisements

Mesazhi i Brojës:

Përshëndetje, i gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson më ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë, është gënjeshtër e plotë.

Advertisements

Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitun që mu desh të humbisja 1 vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt për njëri-tjetrin.

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermaninë. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit.

Inshallah me fitore nesër. Me respekt Armando Broja.

You may also like