Përplasje te rrethrrotullimi i Bradasheshit/ Qytetarët përleshen me njëri-tjetrin, ja arsyeja e fortë

by editor

Burime bëjnë me dije se një tjetër incident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, një nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të mosbindjes civile.

Advertisements

Gazetari Fatmir Popja, i cili ka ndjekur nga afër protestën e zhvilluar në këtë pikë, ka sqaruar tensionet që kanë ndodhur rreth orës 19:00, pra dy orë pas bllokimit të rrugëve.

Advertisements

Gazetari tha se në momentin që ka ardhur një ambulancë, protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti.

Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.

Advertisements

Ky moment është konsideruar si provokim nga ana e protestuesve. Deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar sqarime nga ana e drejtuesve të policisë.

Alizoti tha se ka pasur edhe shoqërime, ndërsa u shpreh se nuk ka njeri frikë më nga burgu. “Njerëzit janë pa bukë, nuk na trembin dot, edhe këta policët këtu janë pa bukë”, tha Alizoti.

You may also like