Përse nuk u realizua takimi me Heidin? Reagon Massimiliano Varrese dhe zbulon si qëndron e vërteta e ardhjes së tij në Shqipëri

by editor

Gjatë së martës që lamë pas blogeri Olti Curri publikoi një video ku nënkuptohej se ish-partneri i Heidit në Grande Fratello do të vinte surprizë në BBVA3 për tu përballur me konkurenten pretendente për çmimin e madh. Pas aludimeve në media ka reaguar vetë artisti.Me një video-mesazh të publikuar së fundmi, artisti italian Massimiliano Varrese konfirmon se ka marrë një ftesë nga produksioni.

Siç shpjegon ai, ftesa ka ardhur që ai të performojë këngët e tij në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin.

Advertisements

Ai shton se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.

Advertisements

You may also like