Pesë të arrestuar për vrasjen e dy mafiozëve greke, mes tyre edhe një shqiptar. Mediat në Athinë japin detaje: Nuk dihet nëse…

Autoritetet greke kanë arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në shtetin helen, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Advertisements

Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Advertisements

Policia e greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë, ndërsa tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikës dhe po merren ende në pyetje.

Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ende nuk dihet identiteti i dy të ndaluarve të tjerë.

Mediat raportojnë se nuk dihet nëse personat e arrestuar janë një grup kriminal vrasësish apo një bandë rivale.

Ndërkohë për rastin janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos), raportojnë mediat greke.