Një çoban ka ndërruar jetë pasi stani ku ishte punësuar për të punuar u përfshi nga flakët.
Advertisements
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:10, në fshatin Lekas. Viktima me iniciale Sh. F., pësoi djegie në trup dhe ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.
Advertisements
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Lekas, ka rënë zjarr në stanin e shtetasit E. K. Nga flakët ka pësuar djegie në trup shtetasi Sh. F., banues në fshatin Moravë, çoban i stanit, i cili si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit”, njoftoi policia.
Advertisements