“Pi birra, mos u marto”/ Këshilla e 104-vjeçares për një jetë të gjatë

by editor

“Pi birra, mos u marto”/ Këshilla e 104-vjeçares për një jetë të gjatë
Kathleen Hemmings nga Sandfields i Britanisë së Madhe, e lindur në vitin 1919 ka ndarë me të gjithë sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Advertisements

104-vjeçarja ka një këshillë për të gjithë ata që duan të jetojnë gjatë: “Pi birra, mos u marto!”

Advertisements

Kathleen është rritur në Brixton dhe ka punuar shumë vite si kontabiliste. Periudhën e Luftës së Dytë Botërore ajo e kaloi në Londër e më pas në 1965-ën u zhvendos me mamanë dhe vëllain e saj në Cheltenham.

Edhe sot pas 104 vitesh, Kathleen e kalon kohën e saj duke u argtëuar dhe duke ndjekur shfaqje baleti ose opera.Ditëlindja e saj këtë herë u organizua nga familja, një festë madhështore që i përshtatej më së miri numrit të viteve.

Ajo e quajti festën e saj të ditëlindjes një ditë historike të cilën do ta mbajë mend përgjithmonë.

You may also like