Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”.
Advertisements
Rama tregoi se konsumon më shumë se 10 kafe në ditë, por shtoi se nuk i shkakton shqetësime si dridhje apo probleme me gjumin.
Advertisements
Gjithashtu kryeministri zbuloi se fle shumë pak orë.
“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon. Por ka një gjë, çfarë faturash të regjistron dhe kur të vijë fatura, aty është halli a ka ndonjë pasojë”, deklaroi Kryeministri.
Advertisements